Pas historisë shokuese në Tiranë, prindërit e një vajze të mitur denoncojnë rojën e Hipotekës: E ngacmoi duke…

Pas historisë shokuese në Tiranë, prindërit e…

Pas historisë shokuese të të miturës në Babrru të Tiranës, që përdhunohej nga një 65-vjeçar, prindërit e një tjetër vajze të vogël, vetëm 13 vjeçe, kanë denoncuar në Policinë e Vlorës një person për ngacmim seksual.

Burimet nga Policia bëjnë me dije se shtetasi S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë roje në Hipotekën e qytetit bregdetar, është akuzuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ai ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Pas denoncimit të prindërve të vajzës së mitur policia e ka vënë në pranga burrin dhe po hetohet për vërtetësinë e ngjarjes. Ata e akuzojnë 67-vjeçarin se i ka thënë fjalë të turpshme vajzës së tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit