Pas intervistës “false”, familja e Michael Schumacher do të hedhë në gjyq revistën gjermane

Pas intervistës “false”, familja e Michael Schumacher…

Ashtu siç u dyshua! Intervista që revista gjermane Die Aktuelle pretendonte se ishte e Michael Schumacher, në fakt ishte një krijim i Inteligjencës Artificiale. Sakaq familja e Michael Schumacher po planifikon veprime ligjore kundër revistës. 

Schumacher, shtatë herë kampion i F1, pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik.

Die Aktuelle publikoi një foto të Schumacher të buzëqeshur, 54 vjeç, në kopertinën e revistës më të fundit me titullin “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Artikulli është prodhuar duke përdorur një program AI të quajtur charatcter.ai, i cili gjeneroi artificialisht ‘citate’ të Schumacher për shëndetin dhe familjen e tij.

Unë me ndihmën e ekipit tim mund të qëndroj vetëm dhe madje të eci ngadalë disa hapa”, lexojnë ‘citimet’ e Schumacher. “Gruaja ime dhe fëmijët e mi ishin bekim për mua dhe pa ta nuk do t’ia kisha dalë. Natyrisht edhe ata janë shumë të trishtuar, se si ka ndodhur gjithçka.

Ata më mbështesin dhe po qëndrojnë fort krah meje”.

Familja ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se ata po planifikojnë ta ndjekin çështjen ligjërisht. Botuesit e revistës i thanë BBC Sport se nuk do të komentonin mbi këtë çështje.

Pas aksidentit të tij në ski, Schumacher u vu në një koma të induktuar dhe u soll në shtëpi në shtator 2014. Schumacher fitoi dy nga titujt e tij botërorë të pilotëve F1 me Benetton në 1994 dhe 1995, ndërsa fitoi pesë çmime radhë për Ferrari nga 2000 deri në 2004.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit