
Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kërcënoi se do t’u heqë licencat kompanive të transportit publik nëse nuk dalin në punë. Sot, linja e autobusëve Tiranë-Ndroq ka nisur nga puna.
Tre autobusë urbanë që bëjnë këtë linjë janë riaktivizuar, ndërsa numri i qytetarëve ka qenë i pakët.
Për linjat e tjera pritet një vendim i shoqatës së urbanëve.
Operatorët e transportit publikkanë deklaruar se në këto kushte e kanë të pamundur të dalin pasi nuk mund të përballojnë koston e shpenzimeve.
Ata kanë zhvilluar protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa kanë kërkuar mbështetje dhe suport nga ana e qeverisë.
/Gazetaatdheu.com/