Pas konflikteve u larguan nga programi, Sara poston foto në krah të Erit dhe i kërkon diçka

Pas konflikteve u larguan nga programi, Sara…

Eri është djali i cili u përfshi në një zënkë me Dorin, djalin e ri i cili sapo u fut krijoi shumë debate në studio. Kujtojmë që sherri mes Erit dhe Dorit, agravoi jashtë programit, ku djemtë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin.

Pas incidentit, produksioni vendosi që Eri të largohej nga emisioni, teksa mungesa e tij u vërejt në Për’Puthen Prime të dielën.

Por veç kësaj, në studio u pa edhe mungesa e Sarës, konkurrentes e cila pas takimit me Andin, prishi miqësinë me Jasminën, vajzën e cila në ditën e të dashuruarve i dhuroi një puthje djalit nga Kosova. Përmes një postimi në Instastory, të publikuar nga Sara, është parë që kjo e fundit po kalonte mbrëmjen në krahët e Erit.

Në videon e postuar, Sara i thotë Erit të tregojë tatuazhet. Ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kështu kanë lindur dyshimet nga publiku se mos ndoshta mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit