Pas covid-19, cila është sëmundja që po detyron njerzit të karantinohen?

Pas covid-19, cila është sëmundja që po…

Pas shpërthimit të covid-19,  virusit të tmerrshëm i cili tronditi mbarë botën dhe detyroi njerzit të mbyllen në shtëpi, paniku vazhdon.

Një fshat në Kinë është mbyllur, pasi një banor që vuante nga murtaja bubonike vdiq.

Shtëpitë në Suji Xincun, në Mongolinë e Brendshme, tani po dezinfektohen çdo ditë pas vdekjes së tij.

Ende nuk dihet me saktësi se si u infektua ai, por zyrtarët kanë thënë deri më tani se askush tjetër nuk ka testuar pozitivisht.

 Komisioni Shëndetësor Komunal Baotou, tha në një deklaratë se nëntë persona që ishin në kontakt të ngushtë me fshatin dhe 26 kontakte dytësore, tashmë janë karantinuar dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Ekspertët kanë paralajmëuruar për ruajtjen e higjenës personale dhe shmangien e zonave ku ka pasur raste të epidemisë.

Murtaja transmetohet përmes kafshëve të infektuara, dhe për këtë zyrtarët në Baotou kanë filluar të kryejnë ‘kontrollin e pleshtave dhe brejtësve’ në zonën përreth shtëpisë së pacientit.

 Edhe pse është konsideruar kryesisht një sëmundje historike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, midis 1.000 dhe 2,000 njerëz infektohen me murtajën bubonike, por infeksioni mund të trajtohet me sukses nëse kapet që në fillim dhe përdoren antibiotikë.

Nëse iu shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje në nyjet limfatike, hemoptizë ose gjakderdhje, kërkoni kujdes mjekësor!

[ngg src=”galleries” ids=”280″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:Ladbible/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit