Pas kreut të OKB-së, Presidenti Trump bën thirrjen e madhe: Hapni shkollat!

Pas kreut të OKB-së, Presidenti Trump bën…

Njerëzit më të fuqishëm të botës janë në një mendje.

Pas rënies së një pas njëshme të teorive dhe spekulimeve mbi koronavirusin, liderët e botës, nuk mund të tolerojnë më faktin e mbylljes së shkollave.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë thirrje pak më parë për hapjen e shkollave në Amerikë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë mesazhin e shkurtër dhe të qartë, për hapjen e institucioneve arsimore.

Trump shkruan: “Hapni Shkollat!”

Thirrja e Trump, vjen në një moment mjaft të debatuar kur SHBA-të, po kalojnë një situatë të vështirë me pandeminë e koronavirusit.

Por Presidenti Trump, gjithmonë optimist për stabilizimin e situatës, nuk e sheh me vend që shkollat të qëndrojnë të mbyllura edhe në vjeshtë.

Këtë kërkesë ai e ka bërë edhe më herët.

Megjithatë vendimi për hapjen e shkollave pritet që të merret nga ekspertët mjekësorë amerikanë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit