
Pas Kroacisë edhe Italia është goditur nga një tërmet i fortë. Sipas të dhënave nga autoritetetet italiane tërmeti ishte me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses.
Mësohet se tërmeti ka rënë në orën 3:36 pasdite dhe është ndjerë në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.
Po ashtu janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar appo viktima por vetëm dëme materiale.