Pas largimit të Viola Himës, emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë

Pas largimit të Viola Himës, emërohet drejtori…

Vetëm pak orë pas largimit nga detyra të Viola Himës, e cila kishte vetëm 4 ditë që ishte emëruar, është vendosur drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë.

Bëhet me dije se postin e Himës e ka marrë Jurgen Pilikati, i cili është komanduar në krye të kësaj drejtorie.

Ai do të prezantohet sot në orën 15:00. Ndërkaq Viola Hima e cila ishte drejtore e komanduar deri më sot, tanimë do të vijojë të mbajë postin e zv/ drejtorit.

Gjatë kësaj periudhe asaj iu deleguan kompetencat për mos të mos u bllokuar puna në institucion. Kujtojmë se në Kadastrën e Vlorës, gjatë 9 muajve të fundit, ky është drejtori i shtatë që ikën e vjen.
ë 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima emëruar 4 ditë më para,jep dorëheqjen. Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020) Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020) Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë) Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj) Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj) Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj) Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit