Pas Lefter Allës/ GJKKO lë në burg juristin e Bashkisë Bulqizë

Pas Lefter Allës/ GJKKO lë në burg…

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg  juristin e bashkisë së Bulqizës, Leonard Daçi. Ky vendim për dënimin me burg të tij vjen vetëm 3 ditë pasi GJKKO dënoi edhe kryebashkiakun Lefter Alla.

Ishte Daçi ai i cili ditën e shtunë u paraqit së bashku me avokatin e tij në seancë, ku tha se ishte pjesë e personave që kishin vendosur për atë tender, duke pranuar kështu vetë shkeljet që kishte kryer. Atë ditë u dha dënimi me burg për Allën dhe nënkryetaren e bashkisë, ndërsa vazhdon procesi për të arrestuarit e tjerë.

Daçi, së bashku me persona të tjerë dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Lefter Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkis.ë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit