Pas Messit, një tjetër fitues i 'Topit të Artë' thotë se Botërori i Katarit është i fundit për të

Pas Messit, një tjetër fitues i ‘Topit…

Para pak javësh Lionel Messi, fitues i Topit të Artë për 7 herë, lajmëroi se Botërori i Katarit do të ishte kompeticioni i fundit i këtij lloji për të në karrierë.

Edhe futbollisti Luka Modriç një herë fitues i Topit të Artë është shprehur se Botërori që nis pas rreth një muaji është kompeticioni i fundit për të në karrierën me Kombëtaren. Ai tha se shkak është mosha e tij.

Jam i vetëdijshëm që kam një moshe të caktuar dhe se ky do të jetë kompeticioni im i fundit me kombëtaren kroate”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë me Kroacinë as pas dy vitesh në Euro 2024.

Botërori i Katarit pritet të jetë i fundit edhe për lojtarë legjendarë si Lewandowski, Cristiano Ronaldo apo Benzema, duke parë moshën e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit