
Gazetari i njohur Milto Baka është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 77 vjeçare.
Baka ka qenë ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare dhe ka pasur një karriere të konsoliduar në median e shkruar e atë radiotelevizive.
Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë në kompani të ndryshme mediatike.
Një përvojë të gjatë e ndau në sektore të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë .
Ne karrieren e gazetarit Baka perfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentare si dhe bashkepunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.