Pas një konflikti fizik bëri për spital 13-vjeçarin, prangoset 19-vjeçari në Fier

Pas një konflikti fizik bëri për spital…

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 13-vjeçari duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka arrestuar të riun në flagrancë. I riu me inicialet E.R u konfliktua fizikisht për motive të dobëta me SH.M, 13-vjeç duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rënda në kokë.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit aty ku gjendet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. 19-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit