
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri në një lokal në Tiranë.
Sipas policisë në një lokal në Laprakë, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç.
Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.