Pas orës 15:00 qëndroni në shtëpi! Një furtunë që po vjen nga deti, pritet të godasë Tiranën

Pas orës 15:00 qëndroni në shtëpi! Një…

Pas fillim jave me diell, por edhe temperatura të ulëta, pritet që sot të rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas parashikimit meteorologjike, reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatës dhe stuhisë së fortë, ndërsa pritet që kjo gjendje e motit të përfshijë të gjithë territorin e vendit tonë. Moti i keq pritet të nisë në zonat veriore dhe në pjesën e Adriatikut, teksa në mesditë reshjet do të përfshijnë pjesën e ultësirës perëndimore. Ajo çfarë bëhet me dije është edhe prezenca e një furtune, e cila pritet të godasë kryeqytetin pas orës 15:00. Më pas e gjithë kjo stuhi do të kalojë në pjesën lindore të vendit. Kushtet të mira atmosferike do të shihen të premten në mbrëmjen, por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi e shtuna do të jetë 24h e përfshirë nga reshjet e shiut. Ndërkohë apelohet që qytetarët të sigurohen mirë pas orës 3 të ditës së sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit