Pas përgjakjes në Peqin, nisin kontrollet në burgjet e sigurisë së lartë

Pas përgjakjes në Peqin, nisin kontrollet në…

Arben Lleshi mbeti viktimë e goditjeve me armë brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa Indrit Shaqja u plagos, pas të shtënave nga Sokol Mjacaj.

Ky i fudnit, kishte në shënjestër pikërisht viktimën, ndërsa ende nuk është zbuluar se nga kush është porositur vrasja e rëndë. Por pavarësisht ngjarjes së rëndë, për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja nuk është prekur siguria, për aq kohë sa gardistët janë në rregull. Por ministri nuk iu përgjigj asnjë pyetje të gazetarëve, se si ka mundësi që një armë zjarri të hyjë në ambientet e burgut.

Ashtu edhe siç ndodh rëndomtë në vendin tonë, sa herë ka vrasje, institucionet bëjnë sikur punojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, ku pas vrasjes së Lleshit, dhe të kryeqëzuar nga qytetarët, Forcat Operacionale të Burgjeve kanë nisur kontrolle në të gjitha burgjet e sigurisë së lartë. Kontrollet po kryhen për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme. Një veprim që duhet të ishte bërë më parë dhe i përsëritur, autoritetet përgjegjëse kujtohen sot, kur një nga qelitë u përgjak.

Për këtë ngjarje të rëndë, as ministri Manja nuk mori përgjegjësi mbi supe, duke thënë se çdo gjë është në rregull, e madje duke u justifikuar se do fusë në “41 biss” sa më shpejt të gjithë ata që dyshohet se kanë rrezikshmëri të lartë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit