Pas përmbytjes Vlorën e 'pushtojnë' mushkonjat, qytetarët i tremben infeksioneve

Pas përmbytjes Vlorën e ‘pushtojnë’ mushkonjat, qytetarët…

Pas përmbytjes masive që zhyti të gjithë Vlorën në ujë tre javë më parë, qytetarët tashmë po përballen me pasojat e kësaj ngjarje të paprecedentë.

Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar në banesat e vlonjatëve, qytetarët tani janë ankuar për problemin e mushkonjave. Edhe pse nuk jemi në ‘stinën e tyre’, mushkonjat janë shtuar shumë në Vlorë.

Shumë problem se ka shumë mushkonja, s’kanë hedhur ilaç asnjëherë”, ka thënë një prej banorëve në një intervistë televizive.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë për të dezinsektuar zonat më problematike, një prej tyre lagjja ‘24 Maji’. Ata shprehin shqetësimin lidhur me shëndetin e tyre dhe të fëmijëve, pasi uji i përmbytjeve ka sjellë shumë mbeturina duke mbushur kanalet kulluese në këtë zonë.

Dhjetëra fëmijë janë paraqitur në qendrat shëndetësores gjatë ditëve të fundit, me skuqje në trup e irritim të lëkurës, duke shtuar nevojën për veprime urgjente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit