Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimor të Shteteve të Bashkuara është shembur mëngjesin e të martës pasi një anije mallrash goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të saj, duke e shkaktuar shembjen dhe më pas përhapjen e flakëve.
Automjetet që ishin aty u zhytën në ujërat e ftohtë të lumit Patapsko, ndërkohe ekipet e shpëtimit thanë se janë duke i kërkuar për shumë të zhdukur.
Drejtori për komunikimin Kevin Cartëright tha se gjendja është serioze dhe kryesore tani është shpëtimi i njerëzve që janë prekur nga aksidenti.
Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë jetët e njerëzve.
Korrespondenti i CNN Gabe Cohen u shpreh se është e çuditshme ta shohësh një urë aq të madhe dhe të rëndësishme të shembët ashtu.
Sipas autoriteteve anija po lundronte përmes Baltimore në drejtim të Kolombos dhe mbante flamurin e Singaporit, dhe se num kanë arsye te mendojnë se përplasja ishte e qëllimshme, por është shumë herët për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi atë.
Porti i Baltimores pranë urës është më i madhi në SHBA për ngarkesa të specializuara. Në këtë urë kalojnë përditë rreth 3000 automjete.