Pas plazhit luksoz Laert Duraj “rifillon avazin”, 83 mlm për prodhim pullash postare

Pas plazhit luksoz Laert Duraj “rifillon avazin”,…

Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj, u fotografua në një resort luksoz ku nata shkonte deri në 400 euro. Mos harrojmë që e gjitha kjo ndodh në një kohë që shumë shqiptarë mezi po bëjnë një javë pushime “me bukë me vete”, për shkak të krizës së konsumit që po kalon biznesi si pasojë e COVID-19. Tenderat e organizuar deri më tani, siç duket i kanë siguruar një buxhet të mjaftueshëm personal drejtor Laertit saqë nuk e vret mendjen për hotele ne shifra të tilla. Dhe me sa po shohim, Laerti ka filluar të mendojë edhe për pushimet e dimrit, pasi duhen ca lekë dhe për to.

Kështu “pashai” Laert Duraj, pas pushimeve luksoze, i është rifutur përsëri me kokë “sportit” të tenderave. Rezulton se vetëm pak ditë më parë, parkatësisht më datë 04.08.2020, Posta Shqiptare SH.A. ka hapur një procedurë prokurimi me objekt “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2020”. Ky tender mban numrin e referencës REF-67490-08-03-2020 dhe mbyllet në datën 28.08.2020. Fondi limit i kësaj procedure rezulton të jetë plot 83 milionë lekë të vjetra.

Pra shikoni pak, Laerti bën tender në shifra të tilla të paimagjinueshme vetëm për të printuar pulla poste, dhe jo vetëm kaq, por këto pulla janë për vitin 2020, në një kohë që tenderi hapet në muajin gusht, pra pasi ka kaluar më shumë se gjysma e vitit 2020.

Nga ana tjetër, është e paqartë se përse duhen prodhuar kaq shumë pulla në një kohë që sipas statistikave botërore njerëzit kanë ulur ndjeshëm dërgimin e letrave postare dhe pjesa dërrmuese përdorin e-mailin apo postën elektronike. Pra ngelet që këto pulla të përdoren kryesisht në rastin e pakove postare. Dhe për këtë duhen plot 83 milionë lekë. Bravo Laert, i sigurove dhe ca para të tjera për pushimet dimërore!

/joq-albania.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit