Pas propozimit në Turqi, martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku: Shihemi në dasëm!

Pas propozimit në Turqi, martohen Rudina Dembacaj…

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Pas propozimit të Frrokut në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, Rudina tregoi se kanë bërë celebrimin dhe ka publikuar disa prej imazheve në Instagram ku me shaka, shkruan se i fton të gjithë në dasëm.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”, shkroi Rudina.

Kujtojmë se propozimin e mori në datën 22 shtator ku tregoi për ndjekësit momentin më të bukur të jetës duke falenderuar Frrokun për gjtihcka.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë! P.S. I thashë PO!”, shkroi Rudina aso kohe në Instagram.

 

burimi: faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit