39-vjeçarja Kumrie Zika e njohur tashmë si Kumi, për të cilën redaksia jonë kishte publikuar më herët disa denoncime, është arrestuar.
Sipas të dhënave të bëra publike, Zika punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme, duke krijuar mundësinë për të pasur akses te xhirot ditore. Më pas merrte paratë dhe largohej nga biznesi.
39-vjeçarja është kapur në ambientet e një lokali në Tiranë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, pasi ishte shpallur në kërkim.
Por përpara se kjo çështje të rikthehej në vëmendje, ishin qytetarët ata që kishin ngritur alarmin përmes JOQ Albania. Denoncimet e tyre sollën në publik shqetësimin e disa bizneseve që pretendonin se kishin rënë pre e të njëjtës skemë.
Tashmë, përballë 5 rasteve të dokumentuara, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë drejtësia.
A do të jetë ky fundi i historisë, apo do ta shohim sërish në rrugë pas një vendimi gjykate?