Pas publikimit në JOQ procedohet penalisht i moshuari që rrahu qenin deri në ngordhje

Pas publikimit në JOQ procedohet penalisht i…

Denoncimi i publikuar dje nga JOQ Albania, ku shfaqej një i moshuar duke keqtrajtuar brutalisht një qen në Vorë, ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.

Menjëherë pas publikimit të videos në JOQ Albania, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë identifikuan dhe shoqëruan autorin e dyshuar të ngjarjes.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin S. K., 84 vjeç, ndaj të cilit, pas përfundimit të veprimeve procedurale, është nisur procedimi penal për veprën “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, 84-vjeçari dyshohet se vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit