Pas publikimit në JOQ, Samiu bashkohet me familjen

Pas publikimit në JOQ, Samiu bashkohet me…

Sami Olldashi i cili u raportua nga familjarët i humbur pasditen e sotme në JOQ Albania, është gjetur tre orë pas publikimit të rastit.

“Faleminderit juve. Samiu sapo u gjet në Paskuqan,” shkruan një i afërm i tij.

79-vjeçari i cili vuan nga humbja e kujtesës doli sot rreth orës 5 të mëngjesit nga shtëpia për të mos u kthyer më. Familjarët të merakosur bënë njoftim në polici, dhe kërkuan ndihmën e qytetarëve me anë të JOQ.

Fatmirësisht ai tashmë është bashkuar me familjen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit