Pas publikimit në JOQ, sot nis riparimi i nyjës së dëmtuar te ura e Paskuqanit në Unazë

Pas publikimit në JOQ, sot nis riparimi…

Pak ditë më parë, një qytetar iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një segmenti të Unazës së Madhe, në pjesën veriore, pranë Urës së Paskuqanit.

Në pamjet e dërguara, dukej nyja metalike e zgjerimit në pjesën e urës, e cila ishte dëmtuar dhe paraqiste hapësira e sipërfaqe të pabarabarta. Automjetet që kalonin mbi të pësonin goditje të forta, duke shkaktuar shqetësim për drejtuesit dhe pasagjerët.

Pas publikimit të denoncimit nga JOQ Albania, sot kanë mbërritur punonjësit për të ndërhyrë dhe për të riparuar pjesën e dëmtuar.

Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë siç duhet dhe segmenti të rikthehet në një gjendje të sigurt për qarkullimin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit