Një ditë më parë TVA News publikoi abuzimin me ujin e një burimi në Pogradec, ku sipas denoncimit të një qytetareje Enton Berberi drejtori i Mirëmbajtjes Infrastrukturore në bashki njëkohësisht edhe nënkryetar bashkie, kishte marrë ujin e burimit për ta dërguar te hoteli i tij buzë liqenit.
Qytetarja që denoncoi në shkruan përsëri duke na falenderuar, dhe njoftuar se pas publikimit të lajmit, uji ka filluar që të rrjedhë përsëri.
“Përshëndetje dhe shumë faleminderit! Uji ditën e sotme është duke rrjedhur falë jush. Faleminderit”, shkruan qytetarja.
Enton Berberi duke shfrytëzuar njohjet në bashki me Johan Sterjon i cili mban postin e ‘Drejtorit të Ujësjellësit’, kishin bërë shkëputjen e ujit nga burim që shërbente për banorët por dhe pushuesit, duke e marrë ujin për te biznesi i tij ‘La Scala Pogradec’.
Enton Berberi njihet si krahu i djathtë i kryebashkiakut Ilir Xhakolli, dhe njihet si zyrtari që organizon tenderat në bashkinë Pogradec. Duke mos pasur frikë nga ndëshkimi i institucioneve të ligjit dhe nën hijen e miqësisë së tij me Xhakollin, ai abuzoi me pushtetin e besuar nga qytetarët për t’u marrë ujin atyre.