
Pas Cristiano Ronaldos, Al Nasr po tenton të marrë në Arabinë Saudite një tjetër emër të madh të futbollit botëror.
Është fjala për Sergio Ramos, i cili aktualisht po luan për Paris Saint-Germain dhe të enjten njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Spanjës pasi përzgjedhësi i federatës, Luis de la Fuente, e informoi se nuk e llogarit si lojtar të Kombëtates.
Lidhur me çështjen e Al Nasr, mediat e huaja kanë kontaktuar me klubin e Arabisë Saudite ka kontaktuar me kampionët francezë për të kërkuar informacione për të ardhmen e qendërmbrojtësit në klub, pasi Ramos është në sy të tyre për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e Ramos me Paris Saint-Germain përfundon më 30 qershor 2023, ashtu si Lionel Messi.