Pas Rusisë, një tjetër shtet premton vaksinë anti-COVID

Pas Rusisë, një tjetër shtet premton vaksinë…

Pas Rusisë, një tjetër shtet premton vaksinë anti-COVID.

 Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani ditën e sotme ka njoftuar se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë.

“Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Ndërkohë në njoftim Instituti shton vaksina anti-Covid-19 nuk do të mund të kontrollojë pandeminë e Covid-19.

“Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë , ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Kujtojmë se Rusia deri më tani është bërë   vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit