Pas sekuestros të SPAK, ja njeri që do të mbajë 'çelësat' e 26 pasurive të Ylli Ndroqit

Pas sekuestros të SPAK, ja njeri që…

Pasi i janë vënën në sekuestrim nga SPAK plot 26 pasuri të paluajtshme, biznesmenit Ylli Ndroqi, shteti i ka caktuar edhe një administrator që do të kontrollojë këto pasuri.

Arjan Baci është emri i personit që do të administrojë pasuritë e Ndroqit, të cilat i’u sekuestruan me urdhër nga SPAK.

Baci mësohet se është caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve, si administrator shtetëror për 11 biznese dhe 15 pasuri të paluajshtme që i përkasin biznesmenit Ndoqi.

Baci, së bashku me grupin e punës, oficerë të policisë gjyqësore, do të marrë në administrimin pasuritë e Ndroqit deri në një vendim tjetër.

Ky vendim vjen pasi më 3 gusht, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të “Ora Neës”, Ylli Ndroqi.

SPAK thotë se, familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri, janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka pasur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

Për këtë vendim të SPAK, avokati i Ylli Ndroqit, u shpreh se, ky është një sulm politik, që ka lidhje me gjyqin ndaj Erion Veliajt.

Ai u shpreh se do ta ankimojë çështjen në gjykatë duke kërkuar anulimin e vendimit të SPAK-ut.

/ Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit