Pas sherrit banal, një person tenton të godasë me thikë 46 vjeçarin në Tropojë, ky i fundit e plagos me kallashnikov

Pas sherrit banal, një person tenton të…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tropojë teksa shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç ka plagosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë e konfliktit të ndodhur mes tyre, i plagosur ka tentuar ta sulmojë agresorin me thikë dhe ky i fundit është kundërpërgjigjet duke e qëlluar me kallashnikov. Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Tropojë

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin.

Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.

Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit