Pas sherrit i riu rrëzon nga shkallët 41-vjeçarin, i shkakton plagë të rënda

Pas sherrit i riu rrëzon nga shkallët…

Në një lokal në qytetin e Elbasanit, është regjistruar një sherr fizik mes dy të rinjve. Pas sherrit, bëhet e ditur se një 24-vjeçar, i identifikuar si Bernardo Kasriu, ka rrëzuar nga shkallët 41-vjeçarin, Adrian Qosja, i cili ka marrë plagë të shumta, ndërsa ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes policia ka arrestuar të riun, teksa 41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi  A.Q., 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit