Pas sherrit me leva vrau një person dhe plagosi të birin, prangoset 25-vjeçari

Pas sherrit me leva vrau një person…

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i identifikuar si Enrik Gjini, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së Armando Baboçit (Gjinit), plagosjes së të birit Eraldo Gjini dhe një tjetër personi pas një sherri me leva në lokal.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Shtator të muajit që kaloi ndërsa 25-vjecari ka qenë në kërkim gjatë të gjithë këtyre muajve.

Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se konflikti ka nisur mes dy familjeve Tatasi dhe Baboçi për shkak të fjalisë “Pse më sheh?”. Ka qenë fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (i cili ka ndryshuar gjeneralitetet), që ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi dhe shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Gjatë këtij momenti në ndihmë të djalit të tij ka shkuar Armando Baboçi, i cili më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatasi.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

Ka qenë Klodjan Daci i cili ka qëlluar me armë babë e bir, Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe Erald Gjini. 39-vjeçari mori plumb në bark, e për pasojë humbi jetën ndërsa djali mori plagë në duar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit