Pas sherrit plagosi me armë 33-vjeçarin nga fisi Haklaj, prangoset autori

Pas sherrit plagosi me armë 33-vjeçarin nga…

Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi Alban Haklaj.33 vjeç, banues në Tropojë. Pas ngjarjes në lokalin në Tropojë, 24 vjeçari Genti Vatnikaj i cili plagosi pjesëtarin e fisit Haklaj, është arrestuar në  fshatin “Berishë”.

Njoftimi i Plotë:

Tropojë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G. V., 24 vjec, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Ngjarja: Shtetasi G. V., më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit