
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar u shkarkua këtë të hënë nga kryeministri Rishi Sunak pas deklaratave kundër protestuesve pro-palestinës. Gjuha e urrejtjes ka qenë gjithmonë prezente në deklaratat e Braverman, pasi më herët ajo ka quajtur shqiptarët kriminelë.
Pas shkarkimit të Suella Braverman është riformatuar qeveria e Rishi Sunak ku Braverman nuk është e vetmja që është shkarkuar por ka edhe ministra që kanë dhënë dorëheqjen.
Fillimisht është shkarkuar Rachel Maclean i cili ishte Ministër i Strehimit. Po ashtu brenda pak minutash kanë dhënë dorëheqjen Nick Gibb si Ministër i Edukimit, Neil O’Brien, Will Quince si Ministër i Shëntetësisë, Jesse Norman si Ministër i Transportit, Therese Coffey si Ministër i Mjedisit dhe Jeremy Quin si Shefi i Pagesave në qeverinë e Rishi Sunak.
Në vendin e të larguarve, është emëruar James Cleverly si Sekretar i brendshëm, David Cameron si Sekretar i Jashtëm, Steve Barclay si Sekretar i Mjedisit, Victoria Atkins si Sekretare e Shëndetësisë.
Ndërkohë Kryetari i Partisë Konservatore është emëruar Richard Holden pas zhvillimeve të fundit të ndodhur në kabinetin e Sunak.
Kjo nuk është hera e parë që Braverman është larguar si Sekretare e Brendshme pasi ajo u detyrua të jepte dorëheqjen vitin e kaluar pasi u zbulua se kishte shpërndarë materiale konfidenciale të qeverisë.