Pas shumë ditësh reagon Rama për debatin e targave mes Kosovës e Serbisë

Pas shumë ditësh reagon Rama për debatin…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin Kosovë Serbi sa i takon çështjes së reciprocitetit dhe rregullave të reja që ka vendosur qeveria e Kosovës sa i takon targave.

Rama nuk kishte reaguar prej shumë ditësh. Ai është shprehur se Kosova e ngre problemin me të drejtë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë” – shkruan Rama në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit