Pas shumë viteve që i bënte thonjtë me xhel, gruas i sëmuren gishtat

Pas shumë viteve që i bënte thonjtë…

Një grua po lëviz me shumë vështirësi duart e saj dhe shkak për këtë janë bërë produktet që ka përdorur për të bërë thonjtë me xhel. Lisa Dewey, 36 vjeç, kishte bërë rregullisht thonjtë e saj prej vitesh pa probleme. Por në shkurt, disa thonj xhel u acaruan dhe filloi që xheli të hiqej nga shtrati i thonjve.

Kjo gjë u shkaktua nga një infeksion bakterial dhe Lizës asaj iu dha një krem steroide dhe antibiotikë për ta luftuar atë. Por pasi vendosi të vinte thonj akrilik muajin e kaluar, nëna e dy fëmijëve zbuloi se gishtat po i dhimbnin përsëri.

Edhe një herë, thonjtë e saj u acaruan shumë dhe ajo mezi lëvizte duart nga dhimbjet. Fatmirësisht ajo i bëri thonjve shumë trajtime për t’u rregulluar, por tani nuk mund të ketë më thonj xhel ose akrilik dhe beson se është një alergji.

“Unë kam rregulluar thonjtë e mi gjatë gjithë jetës sime me akrilike ose xhel. Kur ndodhi për herë të parë në shkurt, mendova se ishte një infeksion bakterial. Madje, shtrati im i thonjve filloi të bëhet vjollcë dhe shqetësohesha se do të humbisja të gjithë gishtin.

Kur i bëra sërish kohët e fundit këtë herë akrilike ndodhi e njëjta gjë. Tani lëkura ime është si letra që më shkëputet nga gishtat dhe mezi i lëviz duart nga dhimbja. Më ka tronditur aq shumë besimin, është shumë e turpshme dhe gjithmonë i fsheh duart”, tha Lisa, nga Pattishall, Northants./Indipendent

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit