Shqipëria e treta në botë për numrin e qytetarëve që marrin nënshtetësi europiane

Shqipëria e treta në botë për numrin…

Shqipëria renditet e treta në botë për numrin më të lartë të shtetasve që marrin nënshtetësinë europiane. Kështu tregohet në të dhënat më të fundit të publikuara nga EUROSTAt. Sipas këtyre të dhënave, 32.300 shqiptarë kanë marrë pasaportë evropiane në vitin 2021, ndërsa në vend të parë renditet Maroku dhe para Shqipërisë renditet Siria.

Në vitin 2021, 827 000 persona morën shtetësinë e shtetit anëtar të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.Marokenët ishin grupi më i madh (86 200 persona) të ndjekur nga  Sirianët (83 500) dhe Shqiptarët (32 300)”, thuhet në raport.

Pra vendi ynë renditet fill pas dy shteteve më mirëqenie më të ulët dhe që ndodhën në trazira. 

Ndërkaq, më tutje tregohet se  kërkesat më të larta u regjistruan në Francë (+43 900 shtetësi franceze të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800),  në Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe në Austri në dy vitet e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit