Pas skandalit me paraardhësem, emërohet zv.ministrja e re

Pas skandalit me paraardhësem, emërohet zv.ministrja e…

Aspasjana Kongo është emëruar zv.ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes së Lorena Haxhiut. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Aspasjana Kongo

Haxhiu dha dorëheqjen një muaj më parë, pasi familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shkak për këtë gjë u bë përfshirja e babait të saj, Eduart Haxhiu në grupin kriminal që merrej me falsifikimin e vizave për klandestinët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Lorena Haxhiu

Haxhiu u emërua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave, duke zënë vendin e lënë bosh nga Besa Shahini, e cila kaloi në postin e ministres së Arsimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit