Pas sulmit që i bëri Melindës, reperja: U sqaruam privatisht

Pas sulmit që i bëri Melindës, reperja:…

Melinda Ademi, është rikthyer me një këngë të fuqishme që u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Image

Kënga e saj nuk ka marrë asnjë kritikë deri tani, por nuk ka munguar një thumb nga reperja Gjira, që konsiderohet si rivale e Melindës. Ajo përmes një “Instastory” ajo ka reaguar duke shkruar:

Image

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lason këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. % moral, % ndërgjegje, % talent, % shije. Pusho në paqe”.

Ndërkohë, Melinda ka treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga jeta të nënës së saj dhe për një kohë të gjatë mungoi si në rrjete sociale dhe në muzikë.

Së fundmi, pas bujës së madhe që shkaktuan këto postime, dy këngëtarët janë sqaruar privatisht me njëra-tjetrën. Këtë gjë e tregoi Gjira përmes një postimi, por këmbënguli se nuk ka ndryshuar mendim për ato që tha.

“Kuuuu çka shkaktoj ky status… paramendo cka kish ndodh me bo unë hala muzikë. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do të thotë që ndrrova mendjen… Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nanë që jam vet, u habita shumë nga ky gjest të shpejt… sidoqoftë… Ka raste në jetë. Ku është okay Mos mu shit cool… Në kët botën virtuale që Poo dojna me çdo kusht mu dok “të palëndum”… Preferoj realitetin. Muzika osht për OPINION… Shyqyr që se kemi të gjith të njejtën:, ka shkruar ajo.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit