Pas Tajvanit, tërmeti i fortë godet edhe Japoninë, sa ishte magnituda

Pas Tajvanit, tërmeti i fortë godet edhe…

Një tërmet nënujor me magnitudë 6.0, sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA), ka ndodhur këtë të enjte në brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë, por nuk ka rrezik për të shkaktuar cunami. Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Tërmeti, i cili u ndje në kryeqytetin Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor pranë Tajvanit që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me dhjetëra të tjerë ende të zhdukur.

Ekipet e kërkim shpëtimit janë në kërkim të dhjetëra të personave që kanë mbetur të bllokuar në një zonë  malore të ishullit. Tërmeti 7.4 i shkallës Rihter, ka qenë më i forti që ka goditur Tajvanin në 25 vitet e fundit.

Shpresoj se do të përfitojmë nga koha që kemi sot për të gjetur të gjithë të bllokuarit ose të zhdukurit dhe për t’i ndihmuar ata,” tha kryeministri Chen Qianzhen sot pas informimit me gazetarët.

Më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në ishull dhe qeveria ka paralajmëruar banorët për mundësinë e rrëshqitjeve të dheut ose rrëshqitjes së gurëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit