Pas të 30-ave vështirë të humbasësh kilogram, zbulohen arsyet

Pas të 30-ave vështirë të humbasësh kilogram,…

Thomas DeLauer përshkruan disa nga faktorët kryesorë që qëndrojnë pas shtimit të peshës pas të tridhjetave dhe arsyet biologjike pse humbja e peshës bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e viteve.

Ka një numër faktorësh kryesorë, shpjegon DeLauer. Së pari, hormonet tuaja.

“Filloni të fitoni peshë kur nivelet e testosteronit tuaj bien, gjë që është shumë e zakonshme,” thotë ai.

Së dyti, rezistenca e trupit ndaj insulinës ndryshon me kalimin e kohës:

“Paaftësia jonë për t’u marrë me glukozën rritet me moshën”, shprehet ai. “Ndikon në bel/stomak, por gjithashtu ndikon absolutisht në nxitësit e tjerë metabolikë, dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar energjinë dhe përfundimisht për të ruajtur dhe ndërtuar muskuj.”

Mënyra e jetesës gjithashtu luan një rol. DeLauer citon dëshmi se ndërsa plakemi, ne përgjithësisht priremi të hamë shumë më tepër, dhe gjithashtu në përgjithësi bëhemi më pak aktivë.

“Sa më shpesh të hamë, aq më shpesh po rrisim insulinën dhe aq më shpesh po degradojmë ndjeshmërinë tonë”, shpjegon ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit