Pas Teatrit Kombëtar, qeveria do të shembë edhe qendrën historike në Rrogozhinë

Pas Teatrit Kombëtar, qeveria do të shembë…

E pakënaqur me shembjen e godinave me interes historik dhe kulturor në Tiranë, qeveria kërkon më shumë.

Këtë herë, ata ia kanë vendosur syrin Bashkisë së vogël të Rrogozhinës. Nën kontrollin e Partisë Socialiste pas zgjedhjeve mono-partiake të 30 qershorit, qyteti ka një popullsi prej rreth 22 mijë qytetarësh.

Në qendër të zonës urbane shtrihet Qendra Kulturore Rrogozhine. E ndërtuar në stilin e Realizmit Socialist në fillim të viteve 1970, ajo u konsiderua arkitekturë më e mire shtetërore gjatë regjimit komunist. Përbërja e linjave të pastra, format funksionale dhe modeli simetrik, mbetet shembulli kryesor i arkitekturës moderne midis stilit më tradicional në zonës.

Laim Halili, një nga përgjegjësit për mbikëqyrjen e konstruksionit të tij, tha që ishte ndërtuar me kujdes dhe i dizajnuar për t’i bërë ballë çdo kohe. Nga themelet te panelet e parafabrikuara që prodhoheshin në Durrës dhe transportoheshin në Rrogozine, i gjithë procesi ishte i kontrolluar dhe monitoruar me cilësi në çdo fazë.

Ndërtesa shtrihet në 646 metra katrorë dhe përbëhet nga dy dhoma ndërrimi, një zyrë biletash, një zyrë, dy tualete, një bibliotekë, një librari, dy zona pushimi, një dhomë projektimi dhe një sallë ekspozite. Salla e performancës është ende në përdorim për aktivitete ku marrin pjesë nxënës të shkollës tre-katër herë në vit. Përdoret gjithashtu nga komuniteti gjatë zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Ndërkohë, Bashkia përdor disa nga dhomat si hapësira për ruajtje, si dhe zyra që përdoret nga Drejtori i Qendrës.
Me kalimin e viteve, ndërtesa është lënë shumë pas dore. Menaxhimi i dobët dhe mungesa e fondeve kanë sjellë probleme me lagështinë në muret rrethues dhe rreth dritareve. Ka plasaritje në suva, ka nevojë për tu lyer dhe ka nevojë për modernizim në përgjithësi. Thënë këto, nga ana strukturore ndërtesa është në gjendje të mirë.

Pas tërmetit të nëntorit 2019, që shkatërroi një numër ndërtesash në zonën e Rrogozhine, në Qendrën Kulturore nuk janë vërejtur dëme.

Por kjo nuk e ka ndalur Bashkinë për të planifikuar shembjen e godinës.

Gjatë inspektimeve nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit, u identifikuan disa raste të “arkitekturës së dobët”. Çuditërisht, seksioni mbi “gjetjet gjatë inspektimit” ishte më pak se gjysmë faqe e gjatë dhe raporti i plotë përmbante pak informacion për punën e kryer nga inspektorët.

Raporti, i parë nga Exit News, vinte në dukje se godina kishte dëmtime në themele, çarje në tavan dhe dëme në materialet e ndërtimit për shkak të kalimit të viteve. Ata e mbyllin raportin duke shkruaj se struktura e ndërtesës ishin dëmtuar dhe nuk kishte nevojë për ekzaminim të mëtejshëm ligjor të ndërtesës.

Një inxhinier i pavarur dhe me përvojë. i cili dëshiron të mbetet anonim, inspektoi ndërtesën dhe paraqiti analizën e tij për gjendjen e saj aktuale. Ai kundërshtoi gjetjet e supozuara të Bashkisë dhe vuri në dyshim nevojën për prishjen e saj.

Ai u shpreh: “Nuk ka dëme në elementët strukturorë dhe në mur, shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonjëherë, çarjet në mure ose suva, ose shkëputje nga muret nuk na japin një pamje të qartë për të konkluduar nëse është e rrezikshme apo jo”.

Me fjalë të tjera, plasaritjet nuk janë gjithmonë indikatorë të dëmtimeve serioze strukturore dhe eksperti nuk ka vërejtur ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.

Për sa i përket qëndrueshmërisë strukturore të Qendrës, ai tha: “Trarët që kalojnë nëpër strukturë nuk paraqesin ndonjë çarje … Ndërtesa ka nevojë për një studim të qartë sizmik për të parë nëse duhet të rikonstruktohet ose shkatërrohet.” ”

Për më tepër, eksperti deklaroi se cilësia e materialeve të përdorura për ndërtimin e Qendrës duhej të kontrollohej për të parë nëse ato janë në përputhje me standardet e KE-së. Deri më tani, ai tha se ata nuk kanë parë ndonjë mostrim të materialeve dhe nuk ka pasur shpime me sonda për të kryer studimin gjeologjik se si mbështetet ndërtesa. Ai shtoi se dimensionet e ndërtesës nuk ishin matur as për të parë nëse kishte ndonjë devijim para dhe pas tërmetit.

Me fjalë të tjera, Bashkia nuk ka realizuar asnjë nga proceset e nevojshme që zakonisht kërkohet për të vendosur nëse një ndërtesë është e sigurt apo jo. Në fakt, në raportet e tyre, bashkia thotë se nuk mendon se ishte e nevojshme të kryheshin teste të tilla.

Ekspertët gjithsesi janë kundër.

“Ne duam të jemi të qartë për të kuptuar se si kësaj ndërtese i është dhënë statusi i prishjes. Duhet të theksohet se prishja e tij do të ketë një kosto të lartë. Këto para mund të përdoren për ndërtimin e banesave të tjera, në vend që të përdoren këtu, “shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit