
Pas tërmetit apokaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe la pas shumë dëme materiale e mori mbi 50 mijë jetë njerëzore, tashmë qytetarët e Sirisë veriperëndimore po përballen me një tjetër tmerr.
Dy persona kanë vdekur nga kolera raporton Reuters, referuar një burimi nga forcat e shpëtimit që operojnë atje.
Tërmeti la më shumë se 4,000 njerëz të vdekur në zonën pranë kufirit turk dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e ujit duke shkaktuar frikën për një rritje të rasteve të sëmundjes.
“Shkatërrimi i infrastrukturës, linjave të ujit dhe kanalizimeve pas tërmetit rrit mundësinë e një shpërthimi të sëmundjes”, tha Mbrojtja Civile, në një postim në Twitter.
Një raport i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar tha se shpërthimi i vazhdueshëm ishte përkeqësuar nga mungesa e ujit të pastër në të gjithë vendin.