Pas tërmetit Turqia përballet me përmbytjet, raportohen 14 viktima

Pas tërmetit Turqia përballet me përmbytjet, raportohen…

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur, pasi përmbytjet goditën dy nga qytetet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Mediat turke raportojnë se midis viktimave ishin të mbijetuar nga tërmeti që kishin jetuar në shtëpi me kontejnerë që nga tërmetet. Makinat u rrëzuan mbi një përrua uji nëpër rrugët e Sanliurfa, ku 12 persona humbën jetën. Po ashtu, edhe një kontejner që strehonte dy familje në Adiyaman u përfshi nga përmbytjet.

Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.

Dy nga të zhdukurit ishin zjarrfikës, tha guvernatori, i cili u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë larg përtmbytjeve. Fatkeqësisë nuk i shpëtoi as një spital, i cili u përmbyt dhe 200 pacientë u shpërngulën diku tjetër.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka dërguar ministrin e brendshëm, Suleyman Soylu, në rajonin e përmbytjeve, pasi vetë është i zënë duke u marrë me fushatën e elektorale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit