Pas testit të shpejtë rezulton pozitiv me Covid një vëzhgues në KZAZ në Fier

Pas testit të shpejtë rezulton pozitiv me…

Teksa numërimi i votave vijon që prej mbrëmjes së kaluar, një moment panika ka ndodhur ditëne sotme në KZAZ numër 59 në qytetin e Fierit. Mësohet se një vëzhgues i LSI-së ka rezultuar pozitiv me Covid 19, pas testit të shpejtë. Bëhet fjalë për Kledjus Ahmeti, i cili është njëherësh dhe sekretar i kësaj force politike ka shfaqur simptoma të Covid 19, temperaturë dhe lodhje. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier. Sapo ka marrë lajmin se është i infektuar me Covid ai është larguar nga KZAZ, ndërsa pritet zëvendësimi i tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit