Pas Thaçit, Ali Ahmeti thirret nga Gjykata e Hagës

Pas Thaçit, Ali Ahmeti thirret nga Gjykata…

Pas Hashim Thaçit, dhe Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë për intervistim. 

Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ahmetit, ai është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit. Këto intervistime vijnë pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe ish- luftëtarë të UÇK-së.

Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë. Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkruan Ahmeti në një reagim në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit. Intervistimi i Thaçit dhe ftesa e Ahmetit vijnë pasi Gjykata Speciale më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit