Pas Tiranës, Rama-shtet merr timonin e bashkisë Vlorë, Dredha 'kukull' në dorën e tij

Pas Tiranës, Rama-shtet merr timonin e bashkisë…

Ermal Dredha, është formalisht kryebashkiak, praktikisht një kukull në duart e Edi Ramës. Gjatë ditës së sotme, Rama ka zhvilluar një takim urgjent në Vlorë, nga ku ka urdhëruar shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të Vlorës, teksa Dredha vetëm ka firmosur.

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, kjo ka qenë deklarata e Ramës e vënë në zbatim nga lodra e tij, Dredha. Ky i fundit mund të jetë fizikisht, por mendërisht është në pritje të komandave të radhës.

Teksa mban postin si kryeministër, Rama bën aktivitet partiak, duke emëruar dhe shkarkuar këdo që nuk i pëlqen atij personalisht. Pas Tiranës, Rama po vepron si bashkëkryetar bashkie edhe në Vlorë,  që në vendin tonë kjo është normale.

Pakënaqësitë e Ramës ndaj situatës në Vlorë, u shfaqën dukshëm dhe dy javë më parë. Në festën e Partisë Socialiste, ra në sy një komunikim i tensionuar mes tij dhe Dredhës. Ironikisht, Vlora, ashtu si Tirana pas arrestimit të Veliajt, ecën me vizionin e një kryebashkiaku që nuk është i tillë me letra, por komandon kukullën e tij Dredha.

Pas takimit dhe urdhrave të tij në bashkinë e Vlorës, Rama këtë pasdite ai ka marrë edhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës, teksa në një prej hoteleve të Tiranës, Rama ka thirrur në një takim dhe drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, kryeministri hoqi të gjithë besnikët e Veliajt, ndërsa emëroi në bashki besnikët e tij. Nuk është çudi dhe nëse Rama e shkarkon Veliajn, pasi pakënaqësitë e Ramës ndaj Veliajt nisën  që kur kryeministri  vendosi si drejtues politik në Tiranë Blendi Gonxhen dhe i uli më tepër pushtetin e Erion Veliajt.

Si mendoni, a po shkojmë drejt partisë-shtet, ku vetëm një njeri bën gjithçka?

 

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit