Pas tre tërmeteve të forta, në Turqi lëshohet alarmi për cunam

Pas tre tërmeteve të forta, në Turqi…

Nga këto tre tërmete janë shembur disa ndërtesa që ishin dëmtuar në tërmetet e mëparshëm. 

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), mbrëmjen e sotme, ka nhritur alarmin për një cunam që mund të godasë Turqinë jugore, pas tërmeteve të njëpasnjëshme me magnitudë 6.4, 5.8, 5.2, 5.2 ballë që goditën provincën Hatay.

Tërmeti i parë i 20 shkurtit ndodhi në orën 20:04 me orën lokale në lagjen Defne të Hatajit me magnitudë 6,4 ballë.

Tre minuta më vonë, një tërmet tjetër goditi lagjen Samandag të Hatay me magnitudë 5.8 ballë.

Pas dy tërmeteve, AFAD-i shtetëror ka lëshuar një alarm për cunami, duke paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg vijës bregdetare. Më vonë, dy tërmete me magnitudë 5.2 goditën përsëri qarkun Samandag, shkruan Duvar.

Tërmetet erdhën pasi dy tërmete shkatërruese goditën provincën juglindore Kahramanmaraş më 6 shkurt, njëri me magnitudë 7.7 dhe tjetri 7.6.

Ndërkohë që raportohet se ndërtesat e dëmtuara rëndë janë shembur pas tërmeteve të fundit, zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg godinave.

Kryebashkiaku i Hatajit, Lütfü Savaş njoftoi se disa njerëz po presin të shpëtohen nga rrënojat. Provinca Hatay tashmë ishte prekur rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit, pasi më shumë se gjysma e ndërtesave në disa prej rretheve të saj ose u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit