Pas vendimit Edmond Gashi u arratis nga gjykata, përfitoi nga një punonjës që hapi derën

Pas vendimit Edmond Gashi u arratis nga…

Mjeku i spitalit Onkologjik Edmond Gashi rezulton të jetë arratisur nga Gjykata e Tiranës menjëherë pasi ndaj tij u caktua masa e dënimit ‘arrest në shtëpi’ për ‘shpërdorim detyre’.

Pas këtij dënimi ai do të duhej të shoqërohej nga efektivët e Policisë për në banesë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Mjeku Gashi në momentin që është shpallur vendimi dhe nga salla e gjyqit janë larguar gjyqtarët, prokurori, avokatët dhe personat në hetim, ka përfituar nga një pakujdesi për t’ia ‘mbathur’.

Në momentin që Edmond Gashi ka qenë në katin e parë të gjykatës, ka përfituar në rrethana rastësore nga një punonjës i gjykatës që ka qenë duke dalë nga dera e autorizuar për punonjësit e gjykatës, pra që hapet vetëm me kartë të posaçme, dhe ka dalë jashtë.

I shoqëruar nga një person tjetër, Mond Gashi ia ka futur vrapit duke i shpëtuar dhe gazetarëve që po e prisnin jashtë për intervistë. Sipas informacioneve që disponon JOQ Albania, pasi u largua nga Gjykata, Gashi shkoi për të drekuar në një restorant buzë liqenit të Kasharit në një vend ku nuk ka shumë lëvizje.

Nuk dihet cilat do të jenë masat që do të ndërmerren për këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit