Pas vetedorëzimit të autorit të dyshuar, policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë

Pas vetedorëzimit të autorit të dyshuar, policia…

Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, dajë dhe nip.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës, pranë shtëpisë së të plagosurve. Mësohet se të plagosur kanë mbetur daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Autori I dyshuar I ngjarjes Aurel Shurbi 26 vjeç, në pamundësi për t’u larguar, thote policia, është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Ja njoftimi i plotë:

Kurbin

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip).

Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i  dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit