Pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, drejtori i burgut të Peqinit futet në burg

Pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol…

Të premten e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, qëlloi për vdekje të burgosurin Arben Lleshi dhe plagosi shokun e tij të qelisë Indrit Shaqjën. Pas ngjarjes u arrestuan edhe 12 zyrtarë të tjerë të burgut të Peqinit. Me burg u dënua Sokol Mjacaj, Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.

Zyrtarët në fjalë u arrestuan pasi kishin lejuar futjen e armës së zjarrit brenda ambienteve të burgut. Drejtori i komanduar Kamber Hoxha, dy javë para ngjarjes së rëndë, e më konkretisht në datën 30 nëntor, ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Admir Abrija për problematika të theksuara sigurie brenda burg.

Pas arrestimit të Hoxhës, Florenc Doka do të jetë drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe vjen pas ngjarjes së rëndë të regjistruar një javë më parë në këtë burg, ku Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, të tre të dënuar përjetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit