Pas zhvendosjes nga Pezë Helmesi, edhe banorët e Krrabës protestë kundër 'Fabrikës së Helmit'

Pas zhvendosjes nga Pezë Helmesi, edhe banorët…

Pas zhvendosjes nga Pezë Helmesi në Krrabë, edhe banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë për të kundërshtuar veprimtarinë e biznesit në këtë zonë, për shkak të ndotjes që shkakton.

Përpos kundërshtimit të banorëve, edhe ambientalistët janë kundër. Sokol Stafa shprehet se ngitja e fabrikës nuk është e përshtatshme për zonën pasi  do ti shkaktonte një krim të madh shëndetit të njerëzve por dhe bimësisë.

“Ajo do të jetë një nga pikat që do i thotë stop prespektivës së zhvillimit të atij vendi. Emetimi i gazrave pranë tokave që prodhohen ose fermave të vogla do të bëjë që produktet që do të nxirren do të jenë të kontaminuara.  Asnjë kryeqytet në botën e qytetëruar nuk vendos njësi të tilla të përheshme në zona periferike të kryeqytetit, por ndoshta kjo është kosto më e ulët. Një grup njerëzish ngrejnë dorën pë tër vendosur një njësi kancerogjene që do të prodhojë gazra helmues jo vetëm për zonën por për të gjithë territorin e produktet tona.  Nëse presioni i ajrit do të jetë shumë më i vogël, dhe nëse do kemi erëra në drejtimin e kundërt, gazrat do të stacionohen brenda tunelit duke rrezikuar jetën e njerëzve”, tha ai për “Ora News”.

Kjo media ka raportuar më herët, se fabrika në Krrabë është ajo që u zhvendos nga Pezë-Helmesi, pas vendimit të Gjykatës Administrative, që vendosi pezullimin e punimeve të fabrikës.

Biznesi, sipas raportimeve në media, dhe deklaratave të banorëve të Pezë-Helmesit e avokatëve që përfaqësojnë çështjen e tyre në gjykatë, është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit